Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duartrokitur nga të pranishmit për fjalët që tha në lidhje me Serbinë nga takimi i përbashkët i liderëve në Slloveni, përcjell Fol Drejt.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti përmendi përkrahjen e ulët të serbëve për BE-në, gjithashtu pa lënë anash as mosvendosjen e sanksioneve karshi Rusisë dhe ndjekjen e politikave të Vuçiqit e Millosheviqit.
Këto komente nuk kaluan në heshtje nga publiku, por duket se u mirëpritën teksa fjalët e kryeministrit Kurti i përcolli një sërë duartrokitjesh në sallë.
Video e plotë:
View this post on Instagram