Përmes një videoje të postuar në profilin e tij zyrtar në facebook, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të qëndrojë në komunën e Gjakovës, ku pritet të vendoset themeli i një shkolle fillore.
“Pas ndarjes së shpërblimeve për 45 fituesit e garave vendore dhe ndërkombëtare, në matematikë e fizikë në Prishtinë, tash jemi rrugës për në Ponoshec të Gjakovës ku do të bëjmë vendosjen e gurëthemelit të shkollës së re fillore, e pastaj në Rezinë do të vendosim gurëthemelin e çerdhes së re atje”. – ka thënë kryeministri Kurti, ndërkohë që ka theksuar se arsimi është e ardhmja e shtetit, ekonomisë e shoqërisë.
“E ardhmja e shtetit tonë por edhe e ekonomisë, e shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimi”. – ka shtuar ai./FolDrejt/