Sot është varrosur Agron Haradinaj, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh, vëllai ish nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Nasim Haradinaj, shkruan Fol Drejt.
Nasim Haradinaj, varrimin e vëllai të vet Agronit, e ka përcjell drejtpërdrejt nga Haga ceremoninë e varrimit, ndërsa atij i kanë shprehur ngushëllime ish bashkëluftëtarët e tij.
Njëri ndër ta ishte edhe kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.
Ish-ushtari UÇK-së, Agron Haradinaj, vdiq më 2 mars pas një sëmundje të rëndë./FolDrejt/