Sot e ka ditëlindjen Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani. Në 40 vjetorin e lindjes së saj, ajo është etabluar si një figurë e shquar e skenës politike, ndërsa rrallëherë është diskutuar për anët e tjera të karakterit të saj, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, prej kohësh qëndron një “trio” e saj me vajzat, ndërsa provon ta këndoj këngën e njohur të duetit Alban Skenderajt dhe Miriam Canit: Se ti je dhurata!.
“Vajzat e mia janë motivimi im i përditshëm dhe më bëjnë të besoj se një nënë binjakësh mund të bëjë gjithçka. Nëpërmjet zërit të #MiriamCani & #AlbanSkenderaj ne kënduam #TiJeDhurata për të gjithë fëmijët e kudondodhur, të cilët frymëzojnë prindërit e tyre të jenë të guximshëm dhe të mos dorëzohen kurrë” – është teksti i presidentes Osmani, që e shoqëron këtë video.
Kështu, presidentja, me këtë, na e dëshmon se ka pasur potencial edhe për art…
Apo jo?
Për më shumë, dëgjojeni këngën e kënduar nga ajo dhe vocërraket e saj:
My girls are my everyday motivation & make me believe that a mom of twins can do anything. Through the voice of #MiriamCani & #AlbanSkenderaj we sang #TiJeDhurata for all the kids out there, who are inspiring their parents to be courageous & never give up. pic.twitter.com/bQS4C5pyqK
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 2, 2020