Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një videoadresimi kanë bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, shkruan Fol Drejt.
Dy figurat e ekzekutivit theksuan se dy muajt që kemi para nesh janë muaj kritikë në përballje me krizën energjetike.
Ata vlerësuan se për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, është e nevojshme që të vazhdohet edhe më tej me kursimin e energjisë elektrike. /FolDrejt/
Postimi i plotë: