Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka shfrytëzuar konferencën për shtyp për t’i ftuar investitorët gjerman, që të vijnë në Kosovë, për të investuar, transmeton Fol Drejt.
Ai ka folur fillimisht për klimën demokratike të krijuar, ku ndër të tjera ka thënë se:
“Opozita i fiton zgjedhjet, mediat janë të lira dhe ku demokracia funksionon”.
Sipas tij, ky kontekst është i përshtatshëm dhe mjaft grishës për këdo që do të investojë në Kosovë.
Ai ka thënë se presin që kancelari Olaf Scholz të vij në Kosovë, bashkë me një delegacion investitorësh gjerman, të cilët mund të njoftohen më përafërsisht me klimën e përshtatshme ekonomike e cila, sipas tij, është krijuar në Kosovë./FolDrejt/