Përmes një videoincizimi, kryeministri Kurti ka reaguar ndaj dhunës në familje, sidomos ndaj asaj me bazë gjinore, duke kërkuar që ajo të raportohet.
“Si kryeministër i vendit u bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave që ta raportojnë dhunën ndaj tyre”, ka thënë kryeministri Kurti.
Po ashtu u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që ta trajtojnë me prioritet dhe me seriozitetin më të lartë këtë krim.”
“Siguria, mirëqenia dhe dinjiteti i grave duhet të mbrohen”.
“Andaj raporto dhunën”, ka përfunduar kryeministri sepse sipas tij raportimi është hapi i parë drejt adresimit të këtij krimi.
“As edhe një më shumë”, ka theksuar krejt në fund ai./FolDrejt/