Presidenti i Rusisë, Putin mori dhuratë një kopje të Kuranit gjatë vizitës së tij në Xhaminë Juma të Derbent në Dagestan, e cila njihet edhe si xhamia më e vjetër në Rusi.
Dhuratën Putin e mori në ditën e parë të Bajramit të Kurbanit, ndërsa ai tha se Kurani është i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë i shenjtë edhe për të gjithë të tjerët.
“Libri është i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë edhe për të tjerët. Ne e dimë se në disa vende të tjera ata e trajtojnë ndryshe – ata nuk respektojnë ndjenjat fetare të njerëzve dhe pastaj kanë guximin të thonë se nuk është krim”, tha Putin, përcjell Fol Drejt.
“The Quran is sacred for Muslims and should be sacred for others.”
Russia’s President Vladimir Putin was gifted a copy of the Quran during his visit to the Juma Mosque of Derbent in Dagestan, known as the oldest mosque in Russia, on the first day of Eid al Adha pic.twitter.com/ZrwjCSxgbU
— TRT World (@trtworld) June 29, 2023