Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të largohen nga Ukraina. Në mosha të ndryshme, fëmijë e pleq po kalojnë rrugë të gjata e të mundimshme për ta. Por largimi, është rruga e vteme të cilën e kanë.
Njëri nga ta u shpreh:
Nuk kemi më asgjë. Nuk ka gaz, energji elektrike, as ujë në gjysmën e Buchas.
Nuk ka mbetur asgjë aty, kështu që neve na duhet t’i largojmë fëmijët në cilëndo rrugë të mundshme. Është e tmerrshme. Ka luftë atje.
Gjithashtu duke folur me të tjerë qytetarë, dailymail ka përcjellur edhe deklaratën e një gruaje të moshës së mesme e cila po e kalonte kufirin me familjaren e saj thuajse 93 vjeçare, transmeton Fol Drejt.
Ajo përmes lotëve ka thënë:
Luftë. Janë duke na bombarduar. Ne tendtuat të qëndrojmë aq gjatë sa mundëm. Gruaja këtu ësht[ pothuajse 93 vjeçare. Jam duke provuar të largohemi që këtu. Ajo tashmë I ka mbijetuar një lufte. Ku mund të shkojmë?
Shumë nga të moshuarit janë bartur edhe pezull, si rezultat i pamundësisë së ecjes në këmbë. Deri tani nga Ukraina janë larguar miliona njerëz e shumë pjesëve të qytetit u mungon energjia elektrike dhe gjëra të tjera esenciale për të zhvilluar jetën./FolDrejt/