Futbollisti i Bërnlit, Ashli Uestud ka pësuar një dëmtim të frikshëm në takimin e sotëm të Premier Ligës, kundër Uest Hamit.
Shkak për këtë dëmtim është bërë një përplasje në mesin e fushës me futbollistin e Uest Ham, Nikola Vlashiç, i cili sapo evidenton gjendjen e kundërshtarit vendos duart në kokë dhe shpërthen në lot.
U desh ndihma e stafit mjekësor për ta larguar Uestud nga fusha e lojës me anë të një barele.
Sipas raportimeve të fundit gjendja e lojtarit duket të jetë e stabilizuar.
https://twitter.com/10harg/status/1515691721325228037