Video-lojërat shkaktojnë agresivitet tek të rinjtë, thonë studiuesit.
Zbulimi vjen pas një studimi ndërkombëtar ku morën në shqyrtim 17.000 adoleshentë të moshave nga 9-19 vjeç gjatë periudhës kohore nga viti 2010 deri në vitin 2017.
Në bazë të dhënave u arrit në përfundimin se video-lojërat shkaktojnë rritje të agresionit fizik në bazë të përdorimit të tyre.
Në mënyrë të veçantë, të rinjtë ishin më të prirur për të qenë fizikisht agresivë me kolegët e tyre dhe qortoheshin nga figura autoritare në shkollë.
Rezultatet, të botuara në ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’ të hënën, përfshinin 24 vende midis tyre Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe SHBA.
“Megjithëse asnjë projekt i vetëm kërkimor nuk është përfundimtar, hulumtimi ynë synon të japë përgjigjet më aktuale dhe bindëse ndaj kritikave kryesore mbi këtë temë,”- tha autori kryesor i studimit, Jay Hull. “Bazuar në zbulimet tona, ne mendojmë se është e qartë se luajtja video-lojërave të dhunshme është e lidhur me rritjen e mëvonshme të agresionit fizik.”
Më parë, Hull zhvilloi një studim sipas të cilit video-lojërat e dhunshme mund të shkaktojnë ngasje të pakujdesshme të makinës.