Kur Rusia pushtoi vendin e saj, Veronica Ahafonova luajti piano në mënyrë që të mos dëgjohej zhurma e bombardimeve, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
15-vjeçarja, e njohur si Nika, dhe nëna e saj u larguan nga shtëpia e tyre në qytetin e Kharkiv.
Dhjetë muaj më vonë, e zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, Nika foli për BBC lidhur me pushtimin rus të Ukrainës dhe jetën e saj të re.
“Unë po dëgjoja zhurmë bombardimesh, ishte zhurmë shumë e lartë. Sulmet ishin shumë të shpeshta dhe une po luaja me piano me aq fuqi sa kisha në mënyrë që unë dhe familja ime të mos dëgjonim krismat e bombardimeve”, thotë Veronica.
Ajo thotë se kjo ishte një mënyrë për të qetësuar veten dhe familjen e saj.
Nika shpreh dëshirën që të kthehet në shtëpinë e saj, ngase i mungon, shoqëria, shkolla dhe gjithçka tjetër, por është e vetëdijshme se kjo gjë aktualisht është e pamundur. /FolDrejt/
Video e plotë: