Në një kopsht zoologjik në Xi’An të Kinës, është regjistruar një betejë e vërtetë ndërmjet një luani dhe një tigri, transmeton Fol Drejt.
Luani është 20 – 30 kilogramë (44 – 66 paund) më i rëndë se tigri, sipas asaj çfarë kanë thënë kujdestarët e kopshtit zoologjik. Po ashtu, të dy, tigri dhe luani janë në të njëjtën moshë, sepse në fakt janë rritur së bashku si këlyshë.
“Ky luan është me të vërtetë më muskulor se sa luani mesatar afrikan në natyrë, siç mund ta shihni nga kofshët e trasha dhe të përcaktuara, por ka këmbët e pasme i ka të deformuara, gjë që ia mohon avantazhin që ai do të kishte fituar nga pesha e tij shtesë” – thuhet në përshkrimin e video-incizimit.
Luani filloi të sulmonte tigrin, sepse e trajtonte atë si konkurrent. Disa herë ia doli ta zmbrapste, mirëpo dukej qartë që beteja ishte mjaft e balancuar./FolDrejt/