Ndonëse lufta është në kulmin e saj, emigrantët ukrainas dhe ata rusë në Amerikë, janë, në një mënyrë, të bashkuar.
Çdo të diele, dhjetëra besimtarë ukrainas dhe rusë mblidhen në Kishën e Parë Baptiste Ruse në Mount Crawford, të Virxhinias.
“Nëna ime është ruse, unë jam lindur në Ukrainë, ndërsa gruan e kam bjelloruse. Pra unë jam kombinim i këtyre tri nacionaliteteve. Prandaj nuk mund ta paramendoj veten të luftojë përballë rusëve apo bjellorusëve”- tha Vtasheslav Shesnoe i cili lutet në kishën e Virxhinias, transmeton Fol Drejt.
Besimtarja Narina Dronov, e cila po ashtu shkon të lutet te kjo kishë, tha se “askujt nuk i është dashur kjo luftë”, duke shtuar se, pavarësisht zhvillimeve në Ukrainë, shumica e popullsisë, në thelb, nuk e ka përkrahur pushtimin.
Rusët, përkundër raportimeve për humbje të mëdha, kanë pushtuar një pjesë të territoreve ukrainase, për t’iu avitur edhe kryeqytetit për disa kilometra./FolDrejt/