Një video ku dëgjohet një komunikim i shkurtër ndërmjet forcave ukrainase dhe ruse para fillimit të një sulmi mbi një ishull nga këto të fundit, është bërë virale në rrjetet sociale.
Videon e ka plasuar në llogarinë e tij analisti politik amerikan Ian Bremmer.
“Luftanija ruse këtu, përsëris. Ju sugjeroj që t’i dorëzoni armët dhe të kapitulloni. Ndryshe, do t’ju sulmojmë. A kuptoni?” – dëgjohet zëri nga luftanija, transmeton Fol Drejt.
Më pas, një ushtar ukrainas dëgjohet duke i thënë bashkëluftëtarëve të tij: “Kjo ishte. A t’i them që të shkoj e ta q* veten?” Një koleg ia kthen me ironi: “Për çdo rast.”
Ushtari ukrainas ia lëshon zërin pajisjes së komunikimit dhe thotë: “Luftanije ruse, shko q*** veten”.
Rasti duket se ka ndodhur te ishulli “Ostriv Zmiinyi” i cili ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Rumaninë. Ishulli, megjithatë ka rënë në duart e rusëve, ndërsa raportohet se 13 ushtarë ukrainas janë flijuar në vend./FolDrejt/
last words for some incredibly brave ukrainians pic.twitter.com/cRYCzGRQtB
— ian bremmer (@ianbremmer) February 25, 2022