Luftime të ashpra janë duke ndodhur pranë Rripit të rrethuar të Gazës, edhe gjatë këtyre orëve, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Fol Drejt.
Sipas Al Jazeera-s, 100,000 trupa rezervë të Izraelit, janë grumbulluar pranë Rripit të Gazës.
Luftimet e ashpra po vazhdojnë në të paktën tre zona në jug të Izraelit, duke përfshirë një Kibbutz, në Karmia dhe në qytetet Ashkelon dhe Sderot.
Lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, tashmë ka hyrë në ditën e tretë.
Një zyrtar i lartë i Hamasit thotë se grupi po mban më shumë se 100 izraelitë të burgosur në Gaza, duke përfshirë oficerë të lartë izraelitë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së u takua me dyer të mbyllura në një seancë urgjente në mes të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, por nuk arriti të dalë me një vendim unanim, e aq më pak të dalë me një deklaratë të përbashkët.
Sulmet ajrore dhe granatimet izraelite që synojnë shtëpi dhe ndërtesa banimi kanë zhvendosur rreth 123,538 palestinezë në Gaza, sipas agjencisë së ndihmës humanitare të OKB-së./FolDrejt/