Shumë nga qytetet e Ukrainës, janë shndërruar në gërmadha nga bombardimet ruse.
Invazioni rus, i karakterizuar edhe me pauza të shkurtra, për t’i krijuar korridoret e sigurta për tërheqje civilësh, ka vijuar edhe dje, përkundër deklarimit të një armëpushimi të përkohshëm, transmeton Fol Drejt.
Inteligjenca Britanike, sipas burimeve të Guardian ka paralajmëruar Kievin për një ofensivë të re ruse në kryeqytet, e cila pritet të jetë më e ashpra deri më tani.
Po ashtu është raportuar për vazhdim të luftimeve në disa zona periferike të kryeqytetit.
Pamjet që mund t’i shini në vijim, janë gjiruar pikërisht në zona urbane, ku luftimet po vazhdojnë./FolDrejt/