Akti i sekuestrimit të dy cisternave greke në Gjirin Persik është dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Pamjet ekskluzive të sekuestrimit të këtyre cisternave, janë publikuar nga mediat shtetërore iraniane, transmeton Fol Drejt.
Anija “Delta Poseido” ka një ekuipazh prej 25 personash, duke përfshirë dy grekë, ndërsa anija “Prudent Warrior” ka ekuipazh prej 23 personash, midis tyre 8 grekë dhe një qipriot.
Autoritetet iraniane sekuestruan dy anijet greke të shtunën e 28 majit, kur dy helikopterë të marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, prangosën ekuipazhet për të çuar cisternat në ujërat territoriale iraniane.
Pala greke, ka kërkuar lirim të menjëhershëm të anijeve dhe ekuipazhit./FolDrejt/
‼️🇮🇷🇬🇷Iranian state media released video footagefrom the seizure of Greek oil tankers in the waters of the Persian Gulf by the Iranian Navy‼️ pic.twitter.com/tqHUmXIg9o
— AZ OSINT (@AZmilitary1) May 30, 2022