Rasti Terrell Rhodes ka marr vëmendje mediale gjithandej globit. Një video e publikuar nga kanali Enigma, ku ai shihet duke u përleshur me disa zyrtarë policorë, është bërë virale, transmeton Fol Drejt.
“Dua t’i jap fund të gjithave!” dëgjohet duke klithur i dëshpëruar, pasi ia rrëmbeu pistoletën një zyrtareje policore.
Mbi të rëndonte akuza për vrasje të rëndë.
Disa nga ndjekësit e faqes kanë komentuar në video duke thënë se “ai po duket që e ka kuptuar se nuk do të mund t’u shpëtonte grilave, për një kohë të gjatë!”
Rhodes, 27 vjeç, u arrestua më 11 maj të vitit të kaluar dhe u dërgua në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Clark.
Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas gjeti trupin e të miturit Amari Nicholson, që besohet të jetë viktimë e Rhodes, në lindje të Las Vegas Strip pranë E. Twain Avenue dhe Paradise Road.
Rhodes-in u arrestua si i dyshuari kryesor.
Videoja, ndërkaq, shfaq momentin kur Rhodes ishte marr në pyetje nga hetuesit, e ndërsa e kishte njërën dorë të lidhur, me tjetrën ia rrëmben armën polices, e cila nuk ia del e vetme që ta përballojë atë./FolDrejt/