Ndonëse temperaturat e ulëta zakonisht triumfojnë ndaj njeriut, duke e detyruar të kërkojë ambientet e ngrohta dhe të ‘struket’, larg aktiviteteve në natyrë të hapur, e njëjta nuk vlen edhe për Memedali Egriun.
Egriu, shqiptari nga Maqedonia e Veriut, njëherit edhe themelues i shoqatës “Drita” dhe ish-pjesëtar i UÇK-së së Maqedonisë së Veriut nuk zbrapset as në temperaturat e ulëta të dimrit.
Në një video të tij, Egriu jo vetëm që ecën në borë, i veshur me rroba plazhi, por edhe hyn në ujin e një ujëvare, që vetëm duke e parë nga videoja, mund të paramendohet se është ujë akull i ftohtë.
Këto temperatura, që për të tjerët mund të jenë të paimagjinueshme për të kryer not, për Egriun, duket se krijojnë kushtet ideale për të notuar./FolDrejt/
Ndiqeni videon e plotë të Egriut: