Në automjet shihet simboli famkeq serb, me katër S-ja.
Kujtojmë se që nga e diela, pati tensione në veri të vendit dhe në pikëkalimet kufitare, për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, në targa dhe dokumente të identifikimit.
Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës, mori vendim që të pezullojë zbatimin e reciprocitetit për 30 ditë./KlanKosova/