Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të vazhdojnë të vaksinohet kundër COVID-19.
Përmes një videoje të postuar nga Ministria e Shëndetësisë, Kurti thotë se falë fushatës së suksesshme të vaksinimit, deri më sot, Kosova ka arritur të vaksinojë me të paktën dy doza 2/3 e qytetarëve 18 vjeç e lart, transmeton Fol Drejt.
“Por, ky sukses nuk mundet dhe nuk duhet të mbetet me kaq. Qytetarët duhet të vazhdojnë të vaksinohen, sidomos me dozën përforcuese, sepse me kalimin e kohës, imuniteti i krijuar përmes vaksinës vjen duke rënë”.
“Vaksinohu për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth”, është shprehur Kurti./FolDrejt/