Ministri (pa resor), për Diasporën, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut Xhemail Çupi, ka qëndruar për dy ditë në Kosovë në një vizitë zyrtare, raporton Fol Drejt.
Përgjatë kësaj vizite z. Çupi ka takuar Zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht Ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë znj. Donika Gërvalla Schwarz, Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut znj. Emilija Rexhepi, si dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Huaja dhe Diasporë z. Haki Abazi.
Në këto takime, sipas njoftimeve zyrtare, është diskutuar “për forcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit dypalësh të shteteve tona fqinje në proceset e perspektivës evropiane, në modalitetet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në fushën e diasporës.”
Në një intervistë të dhënë për Tëvë1 ai ka sqaruar se “fokusi ishte një memorandum që ne e kemi lidhur bashkërisht në fushën e diasporës, mes dy shteteve që tash është në fazën e ratifikimit.”
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në vegëzen në vijim: