Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, më datë 21. 06.2022, në një intervistë të dhënë për një medium vendor, ka thënë se e kanë në plan ta zgjidhin problemin e mbingarkesës së trafikut, në segmentin rrugor Fushë Kosovë – Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Për befasi të opinionit, në emisionin “Kallxo Përnime”, Aliu e ka përmendur opsionin e trenit të shpejtë si ide për zgjidhjen e problemit.
Mund të ketë qenë një lapsus linguae, megjithatë, në rrjetet sociale ai ra pre e disa talljeve nga qytetarët.
Intervistën e plotë të tij, mund ta dëgjoni në këtë vegëz!