Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke e demantuar për deklarimet që kishte bërë gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Serbisë.
Sveçla publikoi një deklaratë të Vuçiqit duke folur për aksionin e veriut më 31 korrik dhe 1 gusht.
Presidenti serb pranoi publikisht se ato ditë në veri ishin shfaqur disa grupe të armatosura e të uniformuara për siç tha ai “mbrotjen e serbëve në veri”.
Por, i pari i MPB-së publikoi pamjet teksa Policia e Kosovës ishte sulmuar me armë zjarri në veri nga grupet kriminale.
“Deklarimet dhe veprimet e Serbisë të cilat na i kujtojnë fundvitet e 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar” – tha Sveçla.