Përmes një videoincizimi të publikuar në profilin e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar të bëhet raportimi i dhunës, teksa ka përmendur përkrahjen për viktimat edhe në mënyrë ligjore, përmes hyrjes në fuqi tashmë të disa ligjeve.
“Gjatë këtij viti kanë hyrë në fuqi edhe ligje që garantojnë ndihmën juridike falas për viktimat sepse është obligim mbështetja insitucionale për vajzat dhe gratë. Ato duhet ta ndiejnë dorën e shtetit edhe kur përballen me dhunën”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Ndërkaq, për dënimin e të dyshuarve, Haxhiu ka potencuar se që në janar 2019, dhuna është vepër e veçantë penale.
Ajo në fjalimin e saj ka përmendur se dhunuesve do t’u ndalohet kandidimi në pozita publike dhe se emrat e dhunuesve do të publikohen në faqet e insticuioneve publike.
“Viktimat nuk do të lihen asnjëherë vetëm, ne jemi bashkë, jemi në anën e tyre”, ka thënë ministrja, e cila ka kërkuar që dhuna të raportohet.
“Raporto dhunën, mos duro asnjë formë të dhunës, as edhe një më shumë”, ka përfunduar ministrja Haxhiu./FolDrejt/