Një rast i sulmit seksual ka ndodhur në qytetin e Pejës, raportimin e të cilit e ka bërë vetë viktima Mrika Nikçi.
Në një video të postuar, ajo ka treguar momentin e sulmit seksual ndaj saj, shkruan Fol Drejt.
Nikçi ka treguar njëkohësisht edhe gjendjen e saj të rënduar emocionale, por gjithashtu ajo, bashkë me familjen ka shprehur mirënjohjen ndaj institucioneve të Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e të dyshuarit./FolDrejt/
Postimi:
Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.