Sot në Kuvendin e Serbisë temë qendrore ka qenë Kosova. Por seanca u përcoll me tensione të larta, ndërsa opozita e kritikoi Presidentin Aleksandër Vuçiq për mungesë transparence dhe se i ka humbur betejat politike për Kosovën, shkruan Fol Drejt.
Në një moment, atmosfera u tensionua aq shumë sa disa deputetë opozitarë vërshuan drejt vendit ku ishte i ulur Vuçiqi.
Ndërmjet tij dhe opozitarëve u krijua një kordon prej politikanëve të pozitës, të cilët e mbrojtën Vuçiqin.
Skena të paprecedentë, deputetët opozitarë u ngritën në këmbë dhe sulmuan Vuçiqin
Pas rreth 20 minutash në të cilat deputetët refuzuan të ulen, ndërsa Aleksandër Vuçiq tentonte të tërhiqte vëmendjen e opozitës, situata në sallën e Kuvendit nuk u qetësua, por tensioni u zbut pak.
Deputetët e shumicës duartrokitën, ndërsa Orliq tentoi të ftonte “folësin” që ishte në sistemin e folësve të regjistruar, Predrag Marseniq nga DSS e Re, i cili kishte kundërshtime për shkeljen e rregullores së punës gjatë zhvillimit të seancës.
Për më shumë, shihni pamjet:
🇷🇸 Serbian MPs from the ruling party and opposition parties clashed during Vucic’s speech on the special parliamentary session about negotiations with Kosovo.pic.twitter.com/vwSvSbmXcP
— kos_data (@kos_data) February 2, 2023