Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar pasditen e së martës një takim të palajmëruar me kryeministrin Edi Rama.
Kurti ka qenë në një konferencë për mediat të cilën e ka lënë në gjysmë për t’u nisur me urgjencë drejt Tiranës për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Kurti tha se ka diçka urgjente kur doli pas një takimi me Rrahman Jasharajn, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, por s’tregoi se ku po niset. Zyra e tij nuk dha detaje.
Hera e fundit kur janë takuar kryeministrat Kurti dhe Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 20 qershor.