Që nga e premtja, rusët i janë avitur shumë pranë qendrës së Kievit. Është raportuar për bombardime të vazhdueshme në disa zona, ndërsa duket që as qendra nuk i ka shpëtuar brutalitetit të luftës.
Në videon në vijim, shihet se si një raketë ka rënë në qendër të qytetit, ku duket që ka ende civilë.
Mbi 2 milionë ukrainas janë zhvendosur nga vendi, për shkak të luftimeve të ashpra, sipas të dhënave më të fundit, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka kërkuar nga Perëndimi të veprojnë më me vendosmëri ndaj Rusisë, duke kërkuar furnizime të reja me armë.
Nga ana tjetër, ushtria ruse duket që ndodhet pak kilometra nga qendra e Kievit./FolDrejt/