Disa rajone të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjakovës, sipas një njoftimi të KEDS-it, mund të kenë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq, shkruan Fol Drejt.
Sipas KEDS-it, një numër i caktuar i daljeve aktualisht janë jashtë funksionit.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, pamjet e shiut të rrëmbyeshëm e kanë kapluar rrjetin: