Myftiu i Shkodrës Muhamed B. Sytari iu është adresuar besimtarëve muslimanë nëpërmjet një videomesazhi, në vigjilje të muajit të dalluar Ramazanit, shkruan Fol Drejt.
Ndër të tjera ai ka këshilluar që ditët e këtij muaji të ndërlidhen me Kur-anin, “i cili ka nis të zbres në këtë muaj të madhnueshëm të Ramazanit”, ka thënë ai.
Ai është lutur për të gjithë ne besimtarët, që të bëhemi “rrezatues të çdo të mire”, ku mëshira, falja dhe bamirësitë e tjera të jenë emërueset e veprimtarive tona.
Për më shumë, dëgjojeni videon në vijim: