Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur janë një kopsht zoologjik në Uzbekistan ku një nënë ka hedhur vajzën e saj 3 vjeçare në kafazin e një ariu të murrmë. Mediat bëjnë me dije se nëna rrezikon që të dënohet deri në vite burg, pasi akuzohet për tentativë vrasje të vajzës së saj.
Ndërkohë mësohet se e mitura është lënduar nga rënia brenda kafazit dhe jo nga kafsha që ndodhej aty dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Përmes një video të publikuar shihet momenti kur gruaja hedh vajzën e saj të mitur dhe më pas e shikon e pashqetësuar brenda në kafaz me ariun. Nëna që rrezikoi jetën e vajzës së saj është arrestuar dhe prite vendimi i gjykatës për të.
Nga video shikohen dhe reagimi i ariut të murrmë i cili duket se i ka ndjekur me vëmendje lëvizjet e gruas por fatmirësisht ai i është ofruar vogëlushes e ka nuhatur por nuk e ka lënduar atë./abcnews.al