Djali i tij i vdiq në një aksident me makinë në gjendje të dehur, kohë më parë, prandaj neurokirurgu vendosi t’i drejtohej një audience virtuale me një video ku shpjegonte rrezikun nga alkooli, shkruan Fol Drejt.
Eksperienca e hidhur personale ishte motivi kryesor, ndaj Brian Hoeflinger postoi në TikTok diçka që mund të jetë mësim i jetës për të tjerët.
Më saktë, neurokirurgu Hoeflinger shpjegoi nëpërmjet kësaj videoje se sa kohë i duhet mëlçisë për ta tretur e zbërthyer alkoolin:
– Le të themi se pini pesë pije në orën e parë. Alkooli hyn në trurin tuaj brenda pesë minuta nga konsumimi dhe fillon të ndikojë tek ju, por ajo që mund të mos e dini është se mëlçia juaj metabolizon vetëm 30 mililitra alkool në orë”, tha ai.
Sipas Northwestern Medicine, mëlçia mund të metabolizojë mesatarisht një pije standarde në orë.
– Aktualisht kam 150 mililitra alkool në sistemin tim, dhe në fund të orës do të konsumoj vetëm 30 mililitra, që do të thotë se 120 do të mbeten në qarkullimin e gjakut”, shtoi ai.
Për më shumë, shihni videon:
@doctorhoeflinger Knowing this about drinking could save your life! #fyp #party #drinking #alcohol #foryou #holiday #christmas ♬ Storytelling – Adriel