Tragjedia ndodhi në pjesën lindore të Kinës, ndërsa vdiqën 132 persona, të gjithë sa ishin në bord.
Sipas hetimeve të deritanishme “një kontribut i papritur njerëzor te kontrollet e aeroplanit” ka bërë që fluturimi China Eastern të zhytej pothuajse vertikalisht në malet e Kinës Jugore në mars, transmeton Fol Drejt.
Hetuesit amerikanë citohen të kenë thënë se kanë dalë në këto përfundimi falë informacioneve të marra nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit Boeing 737, e njohur ndryshe si “kuti e zezë”, raporton Wall Street Journal , duke cituar burime nga grupi hetimor.
“Ajo lloj zhytjeje vertikale, pa një thirrje radioje të çfarëdo lloji nga ekuipazhi i fluturimit, tregon qartë që është një veprim njerëzor,” tha për FlightGlobal në prill konsulenti i sigurisë së aviacionit dhe ish-anëtari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) John Goglia.
Në bazë të këtyre zbulimeve besohet se një nga pilotët e avionit mund ta ketë shkaktuar përplasjen ose dikush tjetër është futur në kabinë. Megjithatë, hetimet vijojnë ende.
Tragjedia që tronditi kinezët ndodhi më 21 mars të këtij viti. /FolDrejt/
https://t.co/E662EaQsvT
A Boeing 737 belonging to China Eastern Airlines with 133 passengers crashed in southern China, according to Chinese television. pic.twitter.com/xmCIAlmN8P— PATRIOT GORILLA (@patriotgorilla) March 21, 2022