Sipas Daily Mail, ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Indonezi, transmeton Fol Drejt.
Një personi i ngecë kryet anash shkallëve lëvizëse, ndërsa provonte të argëtohej me një mik të tij.
Burri i identifikuar si shitësi Rizki ishte përkulur anash shkallëve për t’u tallur me një shok që ndodhej në dyshemenë e qendrës tregtare “Mangga Dua Mall” në Xhakartë, por nuk i doli ashtu siç mendoi.
Kur shkallët filluan të lëviznin lart, ai dështoi që të largohej me kohë, por koka i nuk i doli nga ajo ngushticë në mes murit dhe rrethojës së shkallëve.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.