Rasti rrëqethës ka ndodhur në Bursa në Turqi. Sipas mediave turke, një vogëlushe u gjet në njërën prej dhomave të mbushura me mbeturina, në një shtëpi të marr me qira, shkruan Fol Drejt.
Ajo ishte e palarë, e pa ushqyer prej ditësh – tha policia.
Më pas, autoritetet kanë zbuluar edhe përgjegjësen e vajzës, të cilën e kanë arrestuar.
Çdo gjë u bë e qartë kur qiramarrësja nuk paguante qiranë, për çka e detyroi pronarin e shtëpisë ta çonte çështjen në gjykatë. Pasi e paditura nuk u paraqit në asnjë seancë, gjykatësi vendosi që policia të futej në shtëpi dhe të nxirrte jashtë qiramarrësen. Por, kur kanë hyrë aty, policët kanë gjetur një mal me plehra në të gjitha dhomat, si edhe një vajzë të gjendje të fikëti dhe me plagë në trup.
Bursa’da yaşanan skandal olayın videosuna ulaştık. #bursa pic.twitter.com/tAOX7Ddp9W
— Ali ihsan UĞUR (@aliihsanuguriha) July 24, 2022
Gruaja që kishte marrë shtëpinë me qira ndodhej në një qytet tjetër, ndërkohë që nuk dihet se si e ka lënë vetëm fëmijën në shtëpinë e mbushur me plehra. Pas marrjes në pyetje ajo tha se vajza 9-vjeçare ishte e së motrës, por ajo ishte divorcuar dhe nuk e dinte fëmijën./FolDrejt/