Nga zonat e luftës në Ukrainë po raportohet për luftime të ashpra, transmeton Fol Drejt.
Sipas burimeve ndërkombëtare, një anije e madhe ruse është sulmuar në Orsk. Disa video të shpërndara ilustrojnë çastin e shpërthimit të saj.
Në anën tjetër njësi çeçene janë parë në qytetin e Mariupolit, ku besohet se është zhvilluar një betejë e fuqishme.
Ndërsa një tjetër video përshkruan situatën në Epin. Ky qytet është ndotur nga zjarri, flaka e tymi, ndërsa shumë godina i janë kthyer në gërmadha.
Nuk dihet nëse ushtria ruse ka përparuar më tutje në zona më të thella, por dihet se morali i ukrainasve dhe vendosmëria e tyre për ta mbrojtur atdheun, është e lartë./FolDrejt/