Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Komoran.
Sipas pamjeve që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, një kamion është përplasur me anësoret e rrugës. Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin, dhe është në pritje të një përgjigje.
Ndryshe, përkundër reshjeve të borës që kanë filluar nga dita e djeshme, Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.
“Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MI-ja gjatë tërë kohës punojnë në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë”, tha Osmani. /Telegrafi/