Një nga vullkanet më aktivë të Amerikës Qendrore ka shpërthyer sërish, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Vullkani Fuego i Guatemalës shpërtheu të dielën, duke lëshuar një shtëllungë të madhe hiri dhe tymi në ajër.
Vullkani ka pamje nga qyteti turistik i Antigua-s dhe është një nga vullkanet më aktivë të rajonit. VIDEO
Në qershor 2018, pothuajse 200 njerëz u varrosën nga hiri vullkanik dhe balta gjatë një shpërthimi të dhunshëm të Fuegos. /FolDrejt/