Veriu i Mitrovicës ka qenë arenë e një kontrolli të rrebtë, i kryer nga Forcat Speciale të Policisë së Kosovës.
Branislav Radoviq, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut citohet të ketë thënë se bëhet fjalë për një aksion kundër narkotikëve:
“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq.
Raportohet se aksioni ka ngjallur reagimet e banorëve lokal, të cilët kanë filluar edhe të grumbullohen, transmeton Fol Drejt.