Rrjetet sociale u vërshuan me komente të shumta pas videos së shfaqur, ku Messi me bashkëshorten e tij u pa para shtëpisë së tij në qytetin e Barcelonës, ku ndër të tjera u panë edhe valixhet e tyre.
Së fundmi u raportua se as klubi parisien dhe as Messi nuk kanë dashur të vazhdojnë kontratën. Ndërsa në anën tjetër shumë tifozë katalanas do të dëshironin që Messi të kthehej në Barcelonë dhe të përfundonte karrierën e tij atje. Në rrjetet sociale është shfaqur një video që ka ushqyer shpresat e mbështetësve të klubit blaugranas.
Se diçka po ndodh, tregon fakti se Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij Antonela Roccuzzo janë gjithnjë e më shumë në Barcelonë dhe se po i kthejnë gjërat nga Parisi. Lionel Messi është fotografuar para vilës së tij në Barcelonë
Që të rikthehet ai, Barcelona duhet të zgjidhë problemet e akumuluara financiare, plus që duhet të marrë leje nga kreu i La Ligës që të ketë hapësirë të mjaftueshme në buxhet për të sjellë Messin. Messit thuhet se mund t’i ofrohet një kontratë dyvjeçare për rreth 13 milionë euro në vit.
Argjentinasi në PSG në këtë sezon ka 20 gola dhe 19 asistime në 36 ndeshje. Eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Bayerni dhe breshëria e goditjeve që ai mori nga tifozët e PSG-së pas kësaj e bindi Messin se ishte koha të paketonte valixhet dhe ndoshta të kthehej atje ku filloi – në Barcelonë. /FolDrejt/
ℹ IMAGEN @JijantesFC
Leo Messi aprovechó la mañana del lunes para hacer gestiones personales con la familia en los aledaños de Barcelona. Por ahora, sigue sin producirse ningún encuentro con el presidente Laporta ni con Xavi Hernández.
[📹: @monfortcarlos] pic.twitter.com/Kif1s9OIco
— Jijantes FC (@JijantesFC) April 24, 2023