Në disa pamje të pazakonta të publikuara sot një avion mallrash që fluturonte nga Parisi drejt jugut të Francës nuk arriti të ndalonte në pistën e aeroportit dhe përfundoi me hundën e ngulur në ujin e liqenit aty pranë.
Aeroporti francez i Montpellier në brigjet e Mesdheut, është mbyllur deri në zgjidhjen e situatës.
Grupe e shpëtimit nxorrën tre njerëz nga avioni i tipit Boeing 737 të cilët shpëtuan pa u lënduar nga aksidenti i mëngjesit të sotëm.
Avioni i linjave West Atlantic kishte fluturuar nga aeroporti Charles de Gaulle drejt Montpellier por fluturimi kishte pasur probleme dhe rrjedhimisht avioni arriti të ulej por duke tejkaluar pistën e duke përfunduar me hundën në ujin e liqenit pas saj.
Grupe franceze të hetimeve ajrore kishin ardhur në vendngjarje, teksa aksidenti kishte shkaktuar vonesa në fluturimet e pasagjerëve nga Parisi drejt jugut të vendit./tch/
https://www.youtube.com/watch?v=MT2JhRZ43E0&t=52s