Një skenë aspak e këndshme ka marr vëmendjen e asamblistëve në kuvendin komunal në Beograd, ndërsa dy pjesëtarë të sigurimit janë angazhuar për ta ruajtur udhëheqësin e seancës, shkruan Fol Drejt.
Debati, sipas raportimit të mediave serbe, mori zjarr pas diskutimit për pushimet.
Një nga asamblistët, duket se ka qenë i pakënaqur, sepse, nuk iu dha fjala.
“Për çfarë arsye më ndaloni të flas? Pse nuk më jep një fjalë? Pse po më pengoni të flas?”, dëgjohet duke thënë ai.
Videot, janë bërë virale në rrjetet sociale.
Ćuta se žalio zato što nije dobio reč, ali potpredsednik skupštine Usame Zukorlić je pokušao obezbeđenjem da reši problem!? pic.twitter.com/bVejcLjC5W
— Djordje Stanković (@djordjes89) July 10, 2023