Sot është 1 Qershori – Dita e Fëmijëve. Kjo datë po shënohet me aktivitete të ndryshme edhe në Kosovë.
Por duket që Shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë, nxënësit e së cilës janë parë në oborrin e shkollës kanë dëgjuar këngë jo të përshtatshme për moshën e tyre, shkruan Fol Drejt.
“Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë shpërndarë një video ku dokumentohet kjo.
Duket që fëmijët me këtë rast kanë dëgjuar këngët e reperit: Pop Smoke, i njohur për tekstet vulgare dhe aspak të përshtatshme për moshat e reja.
Ju informojmë se Fol Drejt e ka adresuar këtë çështje në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare. /FolDrejt/
Klikoni KËTU për ta parë videon!