Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej tre ditësh, ku erërat e forta dhe përmbytjet në pjesën qendrore të vendit kanë shkaktuar edhe një viktimë.
Situata duket e njëjtë edhe në veri, ku reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, ndërsa raportohet se rruga Qafë Thore-Theth është e bllokuar aktualisht për shkak të rënies së një orteku.
Mësohet se aktualisht është duke u punuar për hapjen e saj dhe mundësimin e lëvizjes së mjeteve.