Një person e ka pësuar keq nga policia, pasi që i njëjti është gjurmuar nga pajisja inteligjente duke vozitur dyfishin e shpejtësisë së lejuar në një zonë urbane.
Siç njofton policia, njësia në kuadër të Divizionit të Trafikut gjatë patrullimit me veturën me PAJISJE INTELIGJENTE ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 84 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
I njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik./FolDrejt/