Një video e tmerrshme është publikuar nga politikani serb, ish-kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, Aleksandar Arsenijoviq.
Në video shihet një person duke vozitur teksa me qëllim e godet këmbësorin në rrugë, transmeton Fol Drejt.
Arsenijoviq përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo skenë e ka tmerruar, duke theksuar se shpreson që një ditë personi në fjalë të përgjigjet për këtë krim.
“Më ka tmerruar skena e komunës së Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) shkel një njeri në rrugë në mungesë të policisë, duke plotësuar disa nga tekat e tij personale. Shpresoj që një ditë të përgjigjet për këtë krim”, ka thënë ai./FolDrejt/