Burime ndërkombëtare citojnë Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, e cila duket se iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kievit që jetojnë pranë objekteve ushtarake, t’i evakuojnë shtëpitë e tyre.
Disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, përshkruajnë panikun që i ka kapluar këta qytetarë në stacionin e trenit në Kiev, transmeton Fol Drejt.
Mijëra prej tyre po përpiqen të largohen nga qyteti, pas paralajmërimit nga ana e ministrisë ruse, transmeton Fol Drejt.
Agjencitë e inteligjencës kanë paralajmëruar se presidenti Putin do të bëhet gjithnjë e më i frustruar nga betejat e tij ushtarake në Ukrainë dhe mund të dyfishojë dhunën. NBC News thotë se burimet janë disa nga zyrtarët e agjencisë së inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)./FolDRejt/