Një ngjarje në Shkodër duket që e ka shqetësuar bashkësinë e muslimanëve të Shkodrës. Shumë prej këtyre të fundit e kanë pyetur imamin dhe myftiun Muhamed B. Sytari: pse një djalosh kishte vendosur një çallmë fallco mbi kokën e tij, e ndërsa kishte pasur guximin të ulej “aty ku nuk duhej të ulej”?
Këtyre pyetjeve u është përgjigjur sytari, në adresimit të tij të fundit nëpërmjet kanalit të tij në Youtobe, shkruan Fol Drejt.
Sipas Sytarit, më shumë se sa rasti i djaloshit murator, që kishte ardhur për vizitë në Shkodër, “duhet të na shqetësojë pozita e hoxhallarëve dhe imamëve tanë”, ka thënë ai. Duke marr shkas nga ngjarja, ai e ka shtruar një pyetje retorike: nëse jemi të gatshëm të përballemi me sfidat e kohës?
Në linkun në vijim, e gjeni videon e plotë: